Aktivitetet bashkëkurrikulare

8 Marsi në shkollën tonë

Në këtë 8 Mars mësimdhënëset e shkollës sonë patën një befasi të veçantë nga nxënëset e klasave të teta: Linda Sylbije, Klea Kabashi, Amilla Birdaini, Sara Bakiqi dhe Lorjeta Krasniqi, nën përkujdesjen e ars.Edona Tafallari.
Secila mësimdhënëse u nderua me nga një kartolinë të personalizuar me thëniet me të bukura dhe më frymëzuese për të nderuar figurën e gruas në jetë.
Nxënëset e dashura, që veç tjerash janë edhe shembullore në mësime dhe sjellje, me përkushtim të rrallë i kanë punuar me dorë të gjitha kartolinat një nga një, duke shkrirë talentin e tyre dhe mirënjohjen për mësimdhënëset në një krijim të vetëm.
Falenderojmë arsimtaren dhe vajzat për emocionet pozitive dhe dashurinë që përçuan sot.


🎄🎁 🌟 PËRQAFONI FRYMËN E DHURIMIT!


🎄🎁 🌟 Çdo festë e ka madhështin e vet, mirëpo festa e Vitit të Ri në mbarë botën është shumë më e veçantë sidomos për fëmijët. Ne si shkollë kemi dëshirë që fillimi i Vitit 2024 të përqafon të gjithë fëmijët me buzë në gaz e pa lot në sy. Andaj, artistët tanë të vegjël nga SHFMU "Emin Duraku" në Prizren, patën rastin të shpalosin talentin e tyre dhe me duart e arta të përgatisin kartolinat festive dhe të derdhin nga zemrat e tyre më të mirën e mundshme që shokët dhe shoqet e tyre të buzëqeshur hapin krahët pritjes së Vitit të Ri! 🎨✨ Blerja juaj nuk është thjeshtë një kartolinë; është një dhuratë dashurie dhe shprese. Andaj ju ftojmë të mbështetni iniciativën e tyre, ku çdo blerje mbështet bamirësinë, duke i lejuar këta fëmijë të bëjnë një ndryshim të vërtetë. 🌟 🎅 Bashkohuni me ne për të bërë një ndryshim pozitiv! Nën çatinë e çdo nxënësi së paku për festë le të mbretron gëzimi! 🎁🎄🎅 Si çdo herë prindërit zemërgjerë janë të gatshëm në forma të ndryshme të përkrahin iniciativat e nxënësve për bamirësi. "Shprehim mirënjohje të përzemërt në këtë sezonë festash për familjen Fusha, fabrikën Cabllo Proton dhe prindin Armend Perolli. Dhurimet tyre fisnike janë shembulli i frymës së vërtetë të ndjeshmërisë! 🌟 🖋Fëllanza Kirajtani dhe Zihnije Kaçaniku Gurmani #KartolinatFestivePërBamirësi #PërhapGëzim #PunuarMeDashuri #MbështetniIniciativënTonë #FrymaeMirësisë #PërNjëKauzëTëPërzemërt





Filloi mësimi shtesë në shkollën tonë


Mësimi shtesë në lëndën biologji me arsimtaret Nesibe Meqa dhe Shqipe Berisha Edhe nga lënda e biologjisë u mbajtën orët e parapara të mësimit shtesë, ku arsimtaret me shumë vullnet, së bashku me nxënësit e përzgjedhur zhvilluan njësi mësimore me klasat e VI, VII, VIII dhe IX. Njësitë e përfshira u shpjeguan përmes metodave interaktive në mënyrë që të jenë sa më të kapshme nga nxënësit. Gjatë kësaj kohe nxënësit kishin mundësinë të takoheshin edhe me drejtoreshën e DKA- së, znj.Luljeta Veselaj Gutaj, e cila u njoftua nga afër me punën e arsimtareve dhe nxënësve, ku ndër tjerash shprehu përgëzimet e saja për të pranishmit dhe më gjerë..





Filloi mësimi shtesë në shkollën tonë


Nxënësit gjatë mësimit shtesë me mësimdhënësen Nehale Celina sot zhvilluan temën mësimore "komponimet inorganike" dhe njësitë përkatëse: oksidet, acidet, bazat dhe kripërat. Interesimi i nxënësve dhe metodologjia bashkëkohore e punës krijuan një mjedis pozitiv dhe atraktiv, duke e përmbushur plotësisht angazhimin e palodhur të stafit arsimor.





Filloi mësimi shtesë në shkollën tonë


Ashtu siç është përcaktuar më herët, pas marrjes së hapave të nevojshëm, sot filloi konkretizimi i planit për përfshirjen e nxënësve që kanë nevojë për mbështetje shtesë në të mësuar, në kuadër të iniciativës për përmirësimin e cilësisë së brendshme në shkollën Emin Duraku. Sot fillimisht nxënësit mbajtën lëndën e gjuhës shqipe ku fokus të veçantë kishte të shkruarit e saktë dhe të lexuarit e rrjedhshëm. Duhet theksuar që vullneti dhe angazhimi i stafit mësimdhënës në të mirë të nxënësve është i pranishëm në nivelin më të lartë të gatishmërisë. Nga përshtypjet e para edhe nxënësit e mirëpritën pjesëmarrjen në angazhimin shtesë dhe kishte një harmoni pune mbresëlënëse. Ne foto galeri: mësimdhënësit Rrushe Xhemaj, Meriton Thaçi, Nora Gurgushka dhe Samire Sallauka me nxënësit pjesëmarrës gjatë mësimit shtesë në lëndën gjuhë shqipe.





Korrësit e Sukseseve triumfuan edhe një herë

Në katër ndeshjet e organizuara nga Federata e Basketbollit Junior- NBA Liga, ekipi i nxënësve të shkollës sonë në basketboll korri fitore dhe mori vendin e parë ne grup apo divizionin qendror dhe tani ekipi, i cili mban emërtimin "CLEVELAND CAVALIERS", do të garoj në Konferencën Lindore në çerekfinalet qe organizohen në palestrën sportive "Karagaq"te Pejës. Ekipi i shkollës sonë sipas kritereve të kërkuara është i kombinuar nga djemtë dhe vashat- nxënës të shkollës sonë dhe udhëhiqet nga profesori i edukatës fizike, Taulant Tamniku. I urojmë nxënësve fitoren dhe i përgëzojmë për punën e cila neve na sjellë gjithmonë krenari dhe lavd!



DITA NDËRKOMBËTARE E KAFSHËVE

🐿 Sot, në shkollën tonë u shënua Dita Ndërkombëtare e Kafshëve. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me drejtorin e shkollës sonë msc. Rrahim Bekteshi dhe mësimdhënëset Nesibe Rekathati Meqa, Edona Tafallari. Gjithashtu morën pjesë edhe nxënësit: Klea Kabashi dhe Alejna Krasniqi të cilat ishin edhe prezanatuese, Vlera Kraja, Molos Hulaj, Dasar Shala, Rrezana F. Siqeca, Diella Hodaj dhe Shuara Guzhda. 🐞 Drejtori i shkollës, Rrahim Bekteshi, ishte prezent dhe mbajti një fjalim rasti, ku i përgëzoi nxënësit për iniciativën. Po ashtu, u shpërndanë edhe fletëpalosjet për pjesëmarrësit, të përgatituara po ashtu nga nxënësit. ✅ Nxënësit ishin shumë të interesuar dhe vigjilent gjatë aktivitetit. U urojmë shumë suksese, nxënësve të shkollës sonë për organizimin e aktiviteteve informative, të tilla! 📌 Thënie: Së pari ishte e nevojshme të civilizohej njeriu në marrëdhëniet e tij me njeriun.Tani është e nevojshme të civilizohet njeriu në marrëdhëniet e tij me natyrën dhe kafshët. -Viktor Hygo 📌Ne nuk dijmë asgjë për dashurinë nëse nuk i duam kafshët. -Fred Wander



Nxënës që inspirojnë!

Tuana Namlixhiu është një nga ato nxënëse të cilat të bëjnë shumë krenare me të arriturat e tyre. Është një nxënëse e cila permbledhë vlera të mëdha edukative e mesimore. Suksesi i saj i madh, i cili është kolos pranë moshës së saj të re, është e veçanta e gjithë kësaj. Tuana morri pjesë në edicionin e njëmbëdhjetë të garave të gjuhës angleze "Hippo" në Romë të Italisë. Një garë e cila mblodhi konkurrentë nga e gjithë bota, e në mesin e tyre edhe nxënësen tonë. Suksesi i saj i jashtëzakonshëm filloi si një provë e thjeshtë e testimin të njohurive në Prishtinë, e më pas për shkak të rezultateve të shkëlqyeshme ajo u rradhit në mesin e çerekfinalistëve. Kapaciteti i saj ia mundësoi të kalonte në fazën finale pa patur nevojë të i nënshtrohej testit të nivelit gjysmëfinalist. Nga kjo garë Tuana denjësisht u rradhit në mesin e finalistëve të grupmoshës 10-12 vjeç, një arritje e cila na bënë neve krenarë dhe na motivon që të vazhdojmë me vullnet të hekurt të edukojmë gjeneratat e reja me mendje kaq gjeniale. Tuana me modesti falenderoi të gjithë mësimdhënësit, dhe drejtorin e shkollës në veçanti, që janë pjesë e rrugëtimit të saj shkollor. Urojmë që ky te jetë vetëm guri i parë i fortesës së dijes që do të ndërtoj Tuana Namlixhiu, si dhe shumë Tuana të tjera të shkollës tonë dhe të shtetit tonë të ndërtuar mbi sakrifica.


Gara e Talentëve

Sot, në Prizren u mbajt Gara e Talentëve, në nivel të Prizrenit, dhe shkollën tonë e përfaqësuan nxënëset: Jeta F. Siqeca (piano), Uresa Vërmica (flautë), Klea Kabashi (violinë), nën udhëheqjen e arsimtarëve Taulant Tamniku, Kaltrina Hasanaj Pantina dhe Denis Shishko. Gara u mbajt në mënyrë individuale. Juri ishte: Kreshnik Usaj dhe Aida Kuqi. Nga shkollat pjesëmarrëse, shkolla fituese që do të garojë në garat në Prishtinë është shkolla jonë! Ju lumtë vajza, jemi krenare me ju, ju urojmë sukese në garat në Prishtinë! 🎹🎺🎻

Publikime të brendshme

Ne kemi disa shkrimtarë që inkurajohen të dalin me krijime që botohen rregullisht në revistat tona të brendshme. Ne organizojmë një shitje librash çdo 2 vjet për të promovuar shkrimtarët tanë dhe punën e tyre.

Arte Performuese dhe Muzikë

Me profesionistë në bord, ne krenohemi që i trajnojmë nxenesit tanë në forma arti si kërcimi, drama, piktura dhe më shumë. Ne organizojmë ekspozita, koncerte dhe ngjarje muzikore për të inkurajuar studentët tanë të zotërojnë talentin e tyre dhe të lulëzojnë në ato fusha.